Mania e re e Elvanës, reklamon të pasmet para bliceve

Jun 17, 2012 | 12:16

Elvana Gjata ka qenë më e lumtura nga personazhet VIP të “Dancing with the stars”, pasi bashkë me kupën arriti të fitojë një apartament luksoz në Tiranë. Në after party-n e organizuar të enjten në mbrëmje bashkë me hapjen e “Sumer Matis”, në tarracën e “Magic 4”, ku tashmë ndodhet “Matis feel good”, Elvana festoi fitoren bashkë me garuesit e tjerë. Në party-n ku ishin të pranishëm të gjithë balerinët dhe VIP-at e “Dancing with the stars”, këngëtarja nuk ngurroi të pozojë para fotografit, duke reklamuar të pasmet e saj, një mani  që ka filluar ta shfaqë së fundmi në të gjitha eventet kur merr pjesë. Pas komenteve se pas ndërhyrjeve në pamjen e saj, se Elvana gjithmonë e më shumë imiton Beyonce në stilin e saj, duket se ajo po e vërteton dhe vetë këtë fakt. Elvana Gjata u shpall mbrëmjen e së enjtes si fituesja e edicionit të tretë të spektaklit “Dancing with the stars Albania”. “Jam jashtëzakonisht e emocionuar. Ndiej që kam fituar me të vërtetë shumë. Kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme që unë e prisja, sepse që e vogël kam dashur të merrem me balet”, u shpreh Elvana pasi mori kupën. Në finale ajo u përball me një tjetër këngëtar, Vedat Ademi, aq sa fitorja  u duk e vështirë, pasi pikët e të dyve ishin shumë afër njëri-tjetrit. Ndërkohë që triumfi e saj ishte pothuaj e parashikuar. Nga votimi online në faqen zyrtare të “Dancing”, në bazë të numrit të votave u klasifikua e para duke lënë pas Adelina Tahirin, Ornela Bregun, Inida Gjatën, Afërdita Dreshajn etj. Për sa u përket linjave, Elvana hyri në garë pasi kishte rrëzuar disa kilogramë në sajë të një diete që kishte mbajtur para fillimit të show-t.

© Panorama.al

Te lidhura