TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se programi ekonomik fiskal i Shqipërisë për mandatin që vjen, 2012-2014, parashikon rritjen e të ardhurave dhe uljen e papunësisë.
Duke kujtuar afrimin e vitit 2013, Berisha ka bërë me dije se qytetarët do kenë shansin e madh të votojnë për këtë program, që parashikon rritje të rrogave dhe pensioneve, optimalizim të plotë të treguesve makro ekonomikë, jo rritje të taksave, por lehtësira progresive.
Deklarata është bërë në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha ka akuzuar liderin e PS-së, për sulm me taksën marksiste.
“Ky sulmi që bën shoku Rama me taksën marksiste tek fidelët e tij është i tëri i motivuar nga ndjenja personale, inate personale dhe atavizma të klithmës së të parëve, sepse statistika fakton se në vendin tonë 40% e vendeve të punës janë të krijuara nga 1% e bizneseve dhe hajde tu biem me topin marksist këtyre që të shkatërrojme me qindra vende pune. Ky njeri ka lindur për të dënuar veten e tij, kaq mund të them. Sepse kalon nga marrëzia në marrëzi”- tha Berisha.
© Panorama.al











