TIRANE- Lulzim Basha është ligjërisht kreu i ri i Bashksië së Tiranës.
Gjykata e Tiranes vendosi sot ne favor të tij, ku njohu mandatin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Vendimi u dha nga gjykatësja, Elbana Lluri.
Nëpërmjet këtij vendimi, Gjykata e Tiranës ka njohur vendimin e dhënë me 8 korrik nga Kolegji Zgjedhor, ku shpallej fitues kandidati demokrat, Lulzim Basha me 93 vota me shume, kundrejt kandidatit tjeter, Edi Rama.
Sipas procedurës që parashikon ligji për pushtetin lokal, kreu i bashkise me te madhe ne vend, pajiset me një vërtetim te tille, qe tregon se procesi i ankimimit ne kolegjin zgjedhor te gjykatës se Apelit ka përfunduar dhe ai mund te nise detyrën, me konstituimin edhe te këshillit bashkiak.
Avokatët e Bashës, qe kane depozituar dy dite me pare kerkesen ne gjykate, i janë referuar Ligjit “për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”, në të cilin saktësohet se mandati i kryetarit të Bashkisë apo komunës vërtetohet nga Gjykata.
“Mandati i kryetarit të komunës ose bashkisë vërtetohet nga Gjykata, në juridiksionin e së cilës përfshihet komuna ose bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij”, thuhet në pikën e parë të nenit 40 të këtij ligji.
Së bashku me padinë, përfaqësuesit e Bashës kanë dorëzuar në Gjykatë edhe vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor, vendimin e KQZ-së që shpall kandidatin demokrat fitues me 93 vota më shumë si dhe tabelat për secilën KZAZ të Tiranës me rezultatin përfundimtar për të gjitha qendrat e votimit.
© Panorama.al











