Mançester Siti ofron De Jongun për Maikonin

Aug 22, 2012 | 14:08

Në orët e fundit është shtuar edhe Mançester Siti në garë për të marrë shërbimet e mbrojtësit brazilian të Interit, Daglas Maikon. Lojtari, i cili prej disa kohësh është me “valixhe në dorë”, pasi klubi zikaltër ka vendosur ta nxjerrë në merkato, ka disa klube që janë vënë në ndjekje të brazilianit, të fundit janë edhe kampionët e Anglisë. Skuadra e drejtuar nga Roberto Mançini duket se u ka propozuar drejtuesve zikaltër një shkëmbim kokë më kokë mes tij dhe holandezit De Jong. Interi ka nevojë për një mesfushor që të kompletojë repartin e Stramaçonit dhe tentativa për të arritur te holandezi, i cili është kthyer në objektivin kryesor për zikaltrit, për momentin duket mjaft e vështirë. Bllokimi i operacionit De Jong ka ardhur si pasojë e kërkesës së Sitit, që për ta liruar lojtarin u ka kërkuar zikaltërve 7 milionë euro, shifër e quajtur e lartë nga Inter, duke parë se kontrata e De Jong skadon në fund të sezonit.

© Panorama.al

Te lidhura