Eshli Jang është zyrtarisht një futbollit i Mançester Junajtid pas arritjes së marrëveshjes prej 22.5 milionë eurosh me klubin e Aston Vilës. Blerja më e fundit e mesfushorit të Kombëtares angleze ka çuar në 62 milionë euro shifrën e shpenzuar ende pa filluar mirë merkatoja. 25-vjeçari Jang iu nënshtrua vizitave mjekësore dhe hodhi firmën mbi kontratën 4-vjeçare në “Old Trafford”. Edhe pse rroga e asit të Fergusonit nuk është mësuar ende zyrtarisht, Jang pritet të përfitojë 146 mijë euro në javë. Për të ardhur te “djajtë e kuq” Eshli refuzoi dhe një ofertë të rivalëve të Sitit në çastet e fundit.











