Mami, po vota ime a mund të numërohet!?

Feb 16, 2012 | 18:51

Ajo e ka marrë vajzën e saj në seancat plenare të Parlamentit Evropian që kur ishte 1-muajshe. Deputetja italiane Licia Ronzulli i ka dhënë shumë përparësi çështjeve të familjes në diskutimet e saj. Duke gjykuar nga fotot e shpërndara nga agjencitë e lajmeve, tashmë Viktoria (18 muajshe) nuk qëndron në heshtje si dikur, ajo parapëlqen të marrë pjesë aktive në procedura.

Duke rënë dakord me nënën e saj gjatë një votimi për krizën e borxheve në eurozonë, ajo ngriti dorën bashkë me të ëmën. Pavarësisht se deputetes ju desh të votonte, të fliste, të hidhte sytë herë pas herë në Blackberryn e saj, ajo ia doli mjaft mirë të menaxhonte situatën.

© Panorama.al

Te lidhura