Një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa shtëpia ku jetonte u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në Malësi të Madhe ku për shkaqe ende te panjohura shtëpia u dogj thuajse plotësisht nga zjarri. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrëfikësve të rrethit Malësi e Madhe, efektivat nuk kanë mundur të shpëtojnë 3-vjeçaren. Mësohet se shtëpia e cila është djeguar ka qenë mjaft e vjetër.











