Malaj: Borxhet në rritje po rrezikojnë krizë si Greqia

Aug 24, 2012 | 11:52
Arben Malaj

Ish-ministri analizon situatën ekonomike: Ndërhyrje sa s’jemi vonë.

“Opozita, me program për reforma me përfitime afatgjata”

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, në një analizë për situatën financiare në vend sheh të rrezikshëm rritjen e borxhit dhe i kërkon qeverisë të çlirojë tregun nga monopolet dhe të garantojë tregun e lirë. Bankat kanë rritje të depozitave, ndërkohë që nuk po japin kredi dhe i mbetet buxhetit që të ulë deficitin dhe borxhin. A krijohet një situatë ngërçi në këtë rast për ekonominë?
Rritja e depozitave në banka dhe shkalla e lartë e likuiditeteve në sistemin bankar janë tregues të pamjaftueshëm për t’u mburrur për suksese ekonomike. Rritja e tyre vjen për shkak të transferimit të depozitave të emigranteve tanë nga Italia dhe Greqia dhe së dyti, nga rritja e mosbesimit për të ardhmen, përdorin më pak dhe kursejnë më shumë. Rritja e depozitave, që nuk shoqërohet me rritjen e dhënies së kredive, mund të përkeqësojë treguesit e bankave, të cilat do të paguajnë për depozitat e arkëtuara dhe duhet të arkëtojnë nga futja në qarkullim e tyre. Investimi i depozitave jashtë zhvillimit të ekonomisë reale të vendit nuk e ndihmon rritjen ekonomike.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura