Makina rrëshket në akull, përplas për vdekje të riun

Feb 4, 2012 | 17:32
Foto nga rrugët e Korçës

KORÇE- Një makinë doli nga rruga për shkak të akullit duke i marrë jetën një kalimtari të rastësishëm dhe duke plagosur 3 persona të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në hyrje të qytetit të Korçës.

Sipas policisë, mësohet se viktimë e aksidentit ka mbetur Aldi Dervishi, 28 vjeç. Plagë të lehta kanë marrë tre personat të tjerë, Elton Kujtimi, Elinda Kujtimi dhe Larta Xhani.

Korça është qyteti, i cili është prekur më së shumti nga temperaturat e ulta dhe reshjet e dëborës gjatë ditëve të fundit. Si pasojë e temperaturave të ulta rrugët e qytetit dhe rrethinave kanë ngrirë, duke u bërë kështu shkak për aksidente.

Policia ka lajmëruar gjatë gjithë këtyre ditëve për kujdes dhe paisjen e makinave më zinxhirë për shkak të vështirësive të krijuara nga akulli dhe dëbora.

Gjendja e rrugëve në qarkun Korçë, sipas policisë;

1.      aksi rrugor  Kapshticë -Korçë   – Qafë Thanë i  kalueshëm pa zinxhirë,
2.      aksi rrugor Korçë – Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë –
Voskopojë janë të kalueshme me zinxhirë me veshtirësi,
3.      aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë me veshtërsi,

Temperaturat  janë më  të larta sot dhe reshjet e shiut dhe dëborës me
më pak intensitet,  po punohet në vazhdimësi me entin pronar të
rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset
rrugore.

© Panorama.al

Te lidhura