Makina përplaset me motorin, tre të plagosur

May 5, 2012 | 12:26
Foto Ilustruese

TIRANË- Tre persona kanë mbetur të plagosur kur një automjet është përplasur me një motor në kryeqytet.

Aksidenti ka ndodhur në mesditë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sipas të dhënave të para mësohet se për fat të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sipas saj, pas përplasjes me automjetin, motori ka marrë flakë.

Nuk ka ende të dhëna rreth identitetit të të lënduarve, të cilët janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore.

© Panorama.al

Te lidhura