
KORCE- Nje person ka humbur jeten dhe dy te tjere kane mbetur te plagosur ne nje aksident automobilistik ne dalje te Korces.
Sipas te dhenave te para, mesohet se makina me targa te huaja ka dale nga rruga, pas humbjes se kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
Nuk ka ende te dhena per identitetin e viktimes, qe dyshohet te jete drejtuesi dhe as te te lenduarve.
Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve.
© Panorama.al











