FIER- Nje person ka humbur jeten dhe nje tjeter mbeti i plagosur ne nje aksident ne rrugen Ballsh-Fier.
Sipas te dhenave te para, viktima eshte identifikuar si shtetasi Arjan Aliaj, 23 vjeç, nderkohe qe eshte plagosur drejtuesi i automjetit me te cilin ishin duke udhetuar.
Nuk dihet se ne cfare rrethanash makina ka dale nga rruga dhe ka rene nga nje lartesi e madhe, duke perfunduar me shume se 100 meter poshte trasesë së rrugës.
I plagosuri eshte derguar ne spital, nderkohe qe policia po heton per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.
© Panorama.al











