
ELBASAN – Tre persona kane humbur jeten dhe tre te tjere kane mbetur te plagpsur ne nje aksident automobilistik ne rrugën kombëtare Elbasan -Librazhd, në Labinot Fushë.
Aksidenti sipas policise ka ndodhur ne oret e vona te mbremjes se te henes, ne vendin e njohur si Ura e Lizës, kur mjeti tip Mini Couper me targa të huaja me te cilen udhetonin 6 personat ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë betoni.
Sipas te dhenave te para te policise viktimat jane identifikuar si Spartak Bakalli, Leonard Xhaferri, të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme si dhe Taulant Haxhiaj, i cili ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Elbasanit.
Nderkohe qe te plagpsur mbeten shtetasit Indrit Kasa, Robert Karaj, Serjan Tafani. Gjendja e tyre mesohet te jete kritike dhe per kete ata mendohet te dërgohen në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Kane nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit, nderkohe qe te dhenat e para flasin per shpejtesi tej normave te lejuara.
© Panorama.al











