Makina cigane e fatit që vlen miliona dollarë

Aug 30, 2011 | 11:36

Magjistari David Koperfild ka bërë një përpjekje për të marrë me 2 milionë dollarë një lexues 100-vjeçar fati cigan, për të cilin ai beson se është i vetmi në botë i këtij lloji. Por ai mund të shitet shumë më tepër se kaq. Koleksionistët po luftojnë për të marrë në pronësi makinën e fatit, e cila ka qëndruar për dekada në një restorant të quajtur “Bob’s Place” në Virginia City, Montana, dhe tani qëndron në një muze atje. Fjala për ciganen u përhap kur Komisioni i Trashëgimisë në Montana filloi restaurimin pesë vjet më parë. Cigania në fakt flet për fatin tuaj nga një gramafon i fshehur. Kur ju fusni një monedhë në slot, sytë e saj përpëliten, dhëmbët kërcasin dhe zëri i saj vjen i thellë nga një tub i zgjeruar. David Koperfild tha për AP se ajo është unike dhe donte të ishte kurora e koleksionit të tij të lojërave arkade.

© Panorama.al

Te lidhura