KORCË- Tre të rinj kanë mbetur të plagosur, pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfudnuar në greminë. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lajthizë.
Sipas të dhenave të para, bëhet me dije se të tre të plagosurit, drejtuesi dhe dy pasagjerët ndodhen në gjendje të vështirë për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka identifikuar të lënduarit që janë Eftin Kitani, 20 vjec, drejtuesi i mjetit tip benz. Bashkë me të janë lënduar edhe dy pasagjerët, shokë të drejtuesit, Andon Terpo 20 vjec dhe Aleksandër Mitre 19 vjec.
Nga hetimet e para të policisë dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe e lëvizjes, megjithatë pritet ekspertiza për të dhëna përfundimtare. Të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
© Panorama.al











