Moderatori dhe kantautori Meriton Mjekiqi është një nga personazhet më të komentuar të edicionit të tretë të ‘Big Brother VIP”.
Por ndaj tij janë hedhur akuza të forta nga make up artisti Dario Doka, i cila ka shpërthyer ashpër përmes një instastory ndaj moderatorit me fjalët “Shpifsirë, injorant, burracak”.
Më tej Dario plas ‘bombën’, teksa deklaron se Meritoni i ka shkruar për katërshe në hotel, dhe pasi ai nuk ka pranuar, i ka bërë bllok.
“Shpifsirë, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”, shkruan Dario.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al