Majko: PD të negociojë me PS për imunitetin, Islami: Bojkot i maskuar dhe frikë nga arrestimet

Aug 5, 2012 | 11:44

DEPUTETI I MAJTE, KASTRIOT ISLAMI (MAJTAS) ANETARI I KRYESISE SE PS, PANDELI MAJKO

Partia Socialiste i kërkon maxhorancës të pranojë propozimet për reformën në Drejtësi.

Rama: S’ka konsensus më 6 gusht pa propozimet tona.

Islami: Loja e PS me imunitetin, bojkot i maskuar.

“Ramës i ka shpëtuar me nënsekretarin e SHBA, Gordon, se nuk e votojmë imunitetin më 6 gusht”

Anëtari i Kryesisë socialiste, Pandeli Majko, kërkoi dje negociata me maxhorancën për çështjen e imuniteteve para votimit të 6 gushtit në Kuvend. “Do të thotë: ne po kërkojmë sot që flasim vetëm të drejtën për t’u dëgjuar në publik edhe nga maxhoranca. Mendoj se cilido që nga kolegët e mi të maxhorancës më dëgjon, e di që e drejta për t’u dëgjuar është e drejta e një opozite në kushtet minimale të përfaqësimit të saj, në një shtet monopartiak, siç është ky i sotmi. Ne po kërkojmë që kjo që kemi ofruar si propozime shtesë për ndryshimet kushtetuese, që nuk është një shpikje e nuk janë as kushte të panegociueshme, të dëgjohet nga publiku.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).

© Panorama.al

Te lidhura