Majko: Në Shqipëri ka të paprekshëm. S’të dënon gjykatësi që emëron vetë

Jul 20, 2012 | 11:22

TIRANE- Deputeti, Pandeli Majko shprehu gjithashtu gatishmërinë e opozitës për të votuar pro heqjes së imunitetit, por duke shtuar edhe disa, siç i quajti ai, detaje të vogla, siç janë disa funksionalitete të disa neneve të sistemit të drejtësisë. Majko tha se “unë e heq imunitetin, por dal përballë një gjykatësi dhe prokurori që e kam emëruar unë”

“E gjithë kjo histori duhet trajtuar ballë publikut. Në Shqipëri ka të paprekshëm, shkojnë përballë gjykatë dhe nuk dënohen. Nga 92 deri sot të gjithë presidentit janë prodhuara nga ju, prokurorët janë zgjedhur nga ju. Është bërë qypi oturak. Sistemi i funksionimit të drejtësisë, presidenti, është i juaji, maxhoranca që miraton gjykatësit, është i juaji, ju keni dhënë prova që prokurorët dhe gjyqtarët i keni bllokuar.”- tha Majko. Ai hodhi gjithashtu poshtë edhe pretendimet e kryeministrit Sali Berisha, se imuniteti i 140 burrave dhe grave në parlament qenka problemi për mosluftimin e korrupsionit në vend.

Majko tha se ‘ska patur asnjë rast që nuk është hequr imuniteti në Kuvendin e Shqipërisë, duke kujtuar këtu edhe, Azam Hajdarin, të cili i është hequr imuniteti edhe për një shpullë.

© Panorama.al

Te lidhura