
LUSHNJE- Nje mashkull rreth moshes 40 vjec eshte gjetur i pajete ne autostradën Lushnje-Fier. Trupi i tij eshte pare nga punonjesit e nje biznesi aty prane, te cilet kane njoftuar policine.
Nuk ka ende te dhena rreth identitetit te viktimes, apo shkakut te vdekjes se tij. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se viktima është përplasur nga një automjet i cili më pas është larguar nga vendngjarja.
Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes dhe per identifikimin e tij.











