BRINDISI- Porti i Brindisit është kthyer në një bazë logjistike për drogën që vjen nga Shqiëpria. Kështu shkruan sot e përditshmja italiane, Corriere Della Sera, duke iu referuar një aksioni të fundit policor, i cili ka vënë në pranga 13 persona, 9 prej të cilëvë shqiptarë.
Corriere shkruan se, porti po përdoret nga organizatat kriminale italiane për të futur sasi të mëdha të drogës, kryesisht të marijuanës.
13 persona janë arrestuar për trafikim droge, dhe posedim të armëve.
Nëntë prej tyre janë shqiptare, tre italianë dhe një serb. Sipas hetuesve grupi ishte aktiv në Toskana, Lazio, Veneto dhe Pulia. Hetimi nisi me arrestimet për të vazhduar më pas me sekuestrimin e marijuanës në portin detar të Brindisit.
Nga ky aksion janë arrestuar deri tani 17 persona dhe është sekuestruar një shumë totale prej 740 kg drogë, armë dhe municione (dy pistoleta, dy karikatore dhe 34 fishekë).
© Panorama.al











