Lumë golash në acar, Zeniti mund Benfikën

Feb 16, 2012 | 12:18

Zenit i Shën Peterburgut fitoi ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Kampionëve ndaj Benfikës, me rezultatin 3-2, duke  hedhur hapin e parë drejt çerekfinaleve. Portugezët kaluan të parët në epërsi, por më pas skuadra ruse ia doli të përmbyste rezultatin në 2-1. Në fund, Benfika e barazoi rezultatin, por sërish rusët ia dolën të fitonin. Miqtë kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Maksi Pereira në minutën e 20-të, por Zeniti barazoi 7 minuta më pas, kur Roman Shirokov goditi bukur në zonë. Në pjesën e dytë, Sergej Semak kaloi në epërsi Zenitin, ndërsa Oskar Kardozo barazoi 3 minuta para fundit. Por do ishte sërish Shirokov që do u jepte fitoren vendasve. Ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave do të luhet në Lisbonë në datën 6 mars. Benfika ka favorin që ka shënuar dy gola në fushë kundërshtare, por gjithsesi Zeniti luan në Portugali për dy rezultate.

© Panorama.al

Te lidhura