Lulzim Basha e përjashtoi në 2021, Sali Berisha rikthehet në grupin parlamentar të PD! Çfarë ndodh me ish-kreun e demokratëve

Dec 3, 2024 | 21:36
SHPËRNDAJE

Sali Berisha sot (3 dhjetor) u rikthye në parlament pas një mungese gati 1-vjeçare, për shkak se ndodhej në masën e sigurisë arrest në shtëpi.

sali berisha

Por me një vendim të Lulzim Bashës në 2021 kur ishte kryetar i PD, Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar, pasi u shpall non grata nga SHBA.

Por duket se Parlamenti ka reflektuar kërkesën e demokratëve për të rikthyer Sali Berishën në grupin parlamentar të PD. Nga një kërkim në faqen zyrtare të Kuvendit, rezulton se Sali Berisha është pjesë e grupit parlamentar të PD.

berishaa

Ndërkohë nga ana tjetër, edhe Lulzim Basha është pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, edhe pse ai nuk merr pjesë në asnjë strukturë të kësaj force politike.

basha

Lulzim Basha prezantohet se Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura