Intervista/ “Lule Margarita” bëri të kërcenin edhe kolegët te “Kënga Magjike”, artistja Luna Çausholli: Në muzikë përfaqësoj vlerat! Arti cilësor është edhe te moshat e reja

Dec 7, 2024 | 9:44
SHPËRNDAJE

ENIDA HIMAJ/ Luna është ende shumë e re në moshë, por duket se qëllimet i ka të qarta për të ardhmen. Ajo do muzikën cilësore, do artin dhe kërkon profesionalizmin. “Lule Margarita” ishte kënga që e ngjiti në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve, ku edhe konkurroi tek Kënga Magjike. Krahas suksesit të këngës, në intervistën dhënë për gazeta “Panorama”, artistja shprehet se e lumturoi teksa pa që edhe kolegët po këndonin e kërcenin këngën e saj. Si një këngëtare shumë premtuese në treg, Luna vlerëson kolegët e rinj, duke u shprehur se një brez artistësh i shkëlqyer po vjen në Shqipëri.

Luna Çausholli2

Luna si një artiste e re, por shumë premtuese, si ishte për ju ngjitja në skenën e Këngës Magjike?

Së pari, faleminderit për intervistën dhe vlerësimin! Magjia e Këngës Magjike tashmë është për mua një realitet. Një perfeksion i vërtetë ndjenjash dhe emocionesh që një artist e sidomos një artiste e ri mund të përjetoj. Unë mund të them me bindje që isha pjesë e perfeksionit magjik të artit të Ardit Gjebresë.

Na rrëfe më shumë për emocionet, ndjesitë që kishit përballë një publiku aq të madh?

Publiku ishte qershia mbi tortë e vlerësimit dhe lumturisë time. Publiku shqiptar, është vërtet një publik që meriton muzikë të mirë, art të bukur dhe dinjitoz. Dhe pikërisht kjo është përgjegjësi e madhe e çdo artisti të skenës qoftë big apo new artist. Një tjetër emocion i bukur i asaj mbrëmjeje pashë që bashkë me publikun edhe këngëtarët e tjerë konkurrente këndonin dhe kërcenin këngën time.

Luna Çausholli4

Sa sfiduese ka qenë për ju, të gjenit vendin tuaj në një treg muzikor, që shpesh herë është edhe kaotik?

Unë jam ende në kërkim të tregut dhe realisht po synoj pjesën më të mirë të tij. Natyrisht jam në fillimet e mia, por ajo që do të them me siguri është që kam përpara një punë ekstremisht të madhe.

“Lule Margarita”, si u prit kjo këngë, çfarë komentesh ke marrë? “Lule margarita” ime e Rozana Radit dhe Kledi Bahitit është bërë sot një këngë që e këndojnë të gjithë. Ju jam falënderues autorëve të saj Rozit dhe Kleidit që në repertorin tim modest më lanë përgjithmonë një këngë hit.

Luna Çausholli6

“Lule Margarita”, si u prit kjo këngë, çfarë komentesh ke marrë?

“Lule margarita” ime e Rozana Radit dhe Kledi Bahitit është bërë sot një këngë që e këndojnë të gjithë. Ju jam falënderues autorëve të saj Rozit dhe Kleidit që në repertorin tim modest më lanë përgjithmonë një këngë hit.

Ndërkohë të shohësh një vajzë, të re në moshë, teksa këndon dhe i bie kitarës, është një pamje që nuk e shohim shpesh nëpër festival. Si e keni arritur këtë pjekuri në karrierë, ndonëse e re në moshë?

Kur luan një instrument e ke më të thjeshtë të këndosh dhe të japësh emocion sepse në të njëjtën kohë prodhon muzikë duke luajtur dhe duke kënduar. Është përjetim i jashtëzakonshëm.

Luna Çausholli3

Si i sheh Luna moshatarët e saj në muzikë, çfarë vlerëson dhe çfarë nuk vlerëson?

Mund të them me bindje që Shqipërisë po i vjen një brez i shkëlqyer artistësh të talentuar dhe në shumicën e tyre përveç se artistë janë njerëz dhe miq të mirë.

Ndonëse e re në moshë, a keni vendosur prioritete, apo objektiva që doni të arrini në karrierën tuaj?

Prioriteti, qëllimi dhe pasioni im në jetë është tashmë e qartë, të komunikoj me sa më shumë njerëz nëpërmjet muzikës time dhe të përçoj te ta mesazhet me të mira për t’i ndikuar vetëm pozitivisht. Ndërkohë që shkruaj dhe këndoj muzikë unë vijoj dhe studimet e larta në universitet në vitin e dytë për muzikë.

Luna Çausholli5

Cilat janë angazhimet tuaja veç muzikës?

Jam e fokusuar tek muzika pa lënë kurrsesi në harresë atë që mua më frymëzon më shumë familjen time të madhe, prindërit dhe motrat. Brezi i ri, duket disi më i larguar nga arti, të paktën nga ai i mirëfillti.

Ka Luna, si një emër i ri dhe i suksesshëm në muzike, një këshillë?

Ndoshta kam një mendim, duhet bërë muzikë e mirë, duhen bërë bashkë të gjithë artistët e talentuar punëtorë dhe të thjeshtë, ata që realisht punojnë për një art cilësorë dhe jam e sigurt që kjo do ta afrojë publikun e ri në moshë pranë vlerave të vërteta të artit. Unë synoj të jem pjesë e vlerave.

Keni idhull, një model që doni t’i përngjani?

Idhujt e mi janë prindërit e mi. Kush i njeh më thotë që iu ngjaj. Jam shumë e lumtur për këtë.

/Panoramaplus

Luna Çausholli1 Luna Çausholli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura