“Luiz Ejllit s’do i flas më kurrë, ndërsa Kiarën…”- Nga shokë në BBV u kthyen në “armiq”, Efi Dhedhes tregon a e uroi çiftin për lindjen e vajzës: Për shkak të Olta Gixharit…

May 13, 2024 | 9:58
SHPËRNDAJE

Ish-banorja e “BBV”, Efi Dhedhes ka folur për marrëdhënien me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, me të cilët nga shokë u kthyen në “armiq”.

kiara tito luiz ejlli efi dhedhes

Efi Dhedhes është shprehur se me Luiz Ejllin nuk do të flasë më kurrë pas prishjes së shoqërisë mes tyre, ndërsa shtoi se ka uruar vetëm partneren e tij për ardhjen në jetë të vajzës Luna Mari.

“Po patjetër, nuk na lënë fansat mos ta bëjmë publikisht. Nuk i kam blerë dhuratë”- tha ajo.

Përsa i përket pyetjes së moderatores se cili është personi që nuk do ti flasë kurrë, Efi tha: “Luizit, se nuk dua”.

Nga ana tjetër ish-banorja e “BBV” tregoi se Olta Gixhari ishte arsyeja që ajo nuk u bë pjesë e konkursit të kërcimit “Dancing With The Stars”, pasi Efi e mori vesh që aktorja ishte pjesë e jurisë.

Mora vesh disa emra që do ishin pjesë në njëfarë mënyre, isha shumë e ngarkuar pas ‘Big-ut’ për të përballur sërish debate ose disa situata të sikletsshme aty. Ishte Olta, nuk kemi asnjë marrëdhënie. Nuk kisha nerva për atë periudhë”- tregoi Efi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura