Luftime të ashpra në Siri, Turqia dërgon raketa në kufi

Jul 23, 2012 | 11:21

Ndërsa në dy qytetet kryesore siriane po luftohet për jetë a vdekje mes rebelëve dhe besnikëve të Presidentit Basher Al Asad, autoritetet turke kanë dërguar në kufi raketat tokë-ajër të dielën, pasi rebelët morën disa pika kufitare siriane. Rebelët thanë se kanë marrë kontrollin e tri pikave të kalimit kufitar me Turqinë të dielën, vendi fqinj që ka strehuar mijëra sirianë që i janë larguar konfliktit. Sipas agjencisë “Anatolia”, një tren me bateri raketash mbërriti në Mardin, në Turqinë Juglindore dhe do të transferojë materialet në disa njësi të ushtrisë të dislokuara në kufi. Kryeministri turk, Rexhep Tayip Erdogan, paralajmëroi muajin e kaluar, pas rrëzimit të një avionit luftarak turk nga forcat e Asad, se Siria tani konsiderohet si një “kërcënim i qartë dhe i pashmangshëm”.

© Panorama.al

Te lidhura