Luftime të ashpra në Siri, shtohen viktimat, zyrtarët dezertojnë

Jul 27, 2012 | 11:56

Rreth 60 persona kanë humbur jetën dje nga luftimet e ashpra në qytete më të mëdha siriane, të cilat po bien në duart e protestuesve. Presidenti Bashar Al Asad po mbahet fort vetëm në Damask, pasi edhe në qytetin bastion të tij, Alepo, gjysma e terrenit kontrollohet nga rebelët. Organizata që monitoron të drejtat e njeriut në Siri, njoftoi se nga bombardimet e ushtrisë siriane kanë humbur jetën të paktën 56 persona. Sipas Këshillit Revolucionar të Sirisë, ushtria siriane po vazhdon granatimin dhe bombardimin e zonave të banueshme në Homs, Telbisi dhe Rastan. “Ka lagje të shkatërruara plotësisht”, ka thënë një prej opozitarëve. Ndërkohë SHBA ka konfirmuar dezertimin e dy diplomatëve të lartë sirianë. Përfaqësuesit e Sirisë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Qipro, të cilët janë burrë e grua, janë larguar drejt Katarit.

© Panorama.al

Te lidhura