Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka dhënë një alternativë se si mund të përfundojë lufta në vendin e tij nga Rusia.
Në një intervistë për Sky News, Zelenski sugjeron se nëse Ukraina anëtarësohet në NATO, kjo do jetë një mënyrë për t’i dhënë fund “fazës së nxehtë të luftës”.
Një gjë e tillë për Zelenskin do të vlerësohej për aq kohë sa NATO njeh kufijtë e Ukrainës, që janë të njohura nga ndërkombëtarët.
“Nëse duan të ndalojnë fazën e nxehtë të luftës, duhet të fusin nën ‘çadrën’ e NATO-s territorin e Ukrainës, e cila është ende nën kontrollin tonë. Ne duhet ta bëjmë shpejt këtë. Më pas, territorin e pushtuar, mund ta marrim në mënyrë diplomatike.”, shprehet ai për Sky News.
E gjithë kjo vjen pasi shefi i aleancës siguroi muajin e kaluar se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s në të ardhmen, por nuk ishte në gjendje të thoshte se kur mund të bashkohej vendi.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte u shpreh më 17 tetor se “Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s në të ardhmen. Çështja është pikërisht se kur. Nuk mund t’i përgjigjem kësaj tani.”
Zelensky ka këmbëngulur më parë se një ftesë anëtarësimi në NATO është hap i rëndësishëm për ‘planin e tij të fitores’ për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al