Një sulm i ushtrisë ruse ndaj automjeteve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) vrau tre persona dhe plagosi dy në Donetsk, në Ukrainën lindore, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Fatkeqësisht, tre persona u vranë nga ky sulm rus ”, shkroi Zelensky në një postim në Telegram.
Dmytro Lubinets, Komisioneri ukrainas për të Drejtat e Njeriut, tha se viktimat ishin “tre shtetas ukrainas, punonjës të KNKK“.
Fshati Veroliubovka ku ndodhi sulmi gjendet afërsisht 8 kilometra nga vija e frontit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al