Lufta në Lindje të Mesme/ Lideri i Hamasit: Jemi afër arritjes së marrëveshjes për një armëpushim! Izraeli bombardon kampin e refugjatëve në Gaza, 17 viktima

Nov 21, 2023 | 8:57
SHPËRNDAJE

Shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh në një deklaratë për mediat ndërkombëtare ka bërë me dije se është afër një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin, edhe pse sulmi vdekjeprurës në Gaza vazhdon.

Gaza sulm

Ai u shpreh për Reuters se  “zyrtarët e Hamasit janë afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin dhe grupi i ka dhënë përgjigjen e tij ndërmjetësuesve të Katarit”

Deklarata nuk dha më shumë detaje, por një zyrtar tjetër i Hamasit ka deklaruar për Al Jazeera TV se negociatat ishin të përqendruara në atë se sa do të zgjaste armëpushimi, marrëveshjet për dërgimin e ndihmave në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi për të burgosurit palestinezë në Izrael.

Të dyja palët sipas Reuters pritet të lirojnë gratë dhe fëmijët dhe detajet e tjera do të shpallen nga Katari, i cili është duke ndërmjetësuar në negociata.

Hamasi mori rreth 240 pengje gjatë sulmit të tij të 7 tetorit në Izrael që vrau 1200 njerëz. Mirjana Spoljaric, presidente e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), u takua me Haniyeh në Katar të hënën për të “përparuar çështjet humanitare” në lidhje me konfliktin

KNKK tha se nuk ishte pjesë e negociatave që synonin lirimin e pengjeve, por si një ndërmjetës neutral, ishte gati “të lehtësonte çdo lirim të ardhshëm që palët bien dakord”.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi më herë se të paktën 17 palestinezë u vranë në bombardimet izraelite në kampin Nuseirat në Gaza qendrore në mesnatë. Ministria e shëndetësisë e Gazës tha të hënën se të paktën 12 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën duke qëlluar në kompleksin e spitalit indonezian, i cili ishte i rrethuar nga tanket izraelite.

Zyrtarët shëndetësorë thanë se 700 pacientë së bashku me stafin ishin nën zjarrin izraelit.

WAFA tha se objekti në qytetin verilindor të Gazës, Beit Lahia, i financuar nga organizatat indoneziane, ishte goditur nga predha artilerie. Stafi i spitalit mohoi se kishte ndonjë militantë të armatosur në ambiente.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte “i tmerruar” nga sulmi që ai gjithashtu tha se kishte vrarë 12 njerëz, përfshirë pacientë, duke cituar raporte të paspecifikuara.

Forcat izraelite të mbrojtjes thanë se trupat kishin qëlluar kundër luftëtarëve në spital ndërsa kishin marrë “masa të shumta për të minimizuar dëmin” ndaj civilëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura