Lufta kundër Korrupsionit, Altin Dumani: Kemi marrë denoncime nga media, shoqëria civile dhe politika

Dec 2, 2024 | 16:29
SHPËRNDAJE

Kreu i SPAK, Altin Dumani, foli sot nga Kuvendi për luftën kundër korrupsionit.

WhatsApp Image 2024-12-02 at 16.29.49

Dumani tha se SPAK ka shtuar hetimet me çështje korruptive qofshin këto për organizata kriminale, figura të larta politikë apo punonjës policie.

Dumani tha se SPAK ka marrë informacione për raste korruptive nga media, shoqëria civile dhe politika.

Altin Dumani: Këto sfida janë themelore për shtetin e së drejtës. Prokuroria e posaçme është në vijën e parë të kësaj  lufte. Pavarësia institucionale dhe kapacitetet njerëzore dhe teknike kanë dhënë rezultate konkrete. 

Sa i takon luftës  kundër korrupsionit SPAK ka ushtruar ndjekjen penale ndaj përfaqësuesve të ndryshme të pushtetit ekzekutiv, anëtarëve të kuvendit gjithashtu edhe me pushtetin gjyqësor, avokatë , gjyqtarë dhe funksionarë të policisë së shtetit, dhe për kryetarë apo ish kryetarë bashkish. Kemi bërë të mundur të godasim organizata kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Sa i takon çështjeve me natyre korruptive SPAK ka ushtruar hetimet. Prokuroria e Posaçme  marrë informacion nga vepra të ndryshme penale nga media, apo nga shoqëria civile apo qoftë edhe nga politika me denoncimet e bëra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura