Luan Rama: Meta, kandidat i mirë për president? Pse jo

May 11, 2012 | 15:40
Luan Rama

TIRANE- Sekretari i Pergjithshem i LSI ka deklaruar se Ilir Meta mund te jete nje kandidat i mire per president.

Gjate nje konference per mediat, i pyetur nga gazetarët nëse  Meta mund të jetë një emër i mirë për kandidat për president, Luan Rama ka deklaruar:  “Pse jo. Ligji dhe kushtetuta parashikon kriteret se kush mund të jetë kandidat dhe LSI-ja nuk e përjashton veten që të kontribuojë në të mirë të realizimit të zgjedhjes së një presidenti konsesual pastaj çështja e emrit do të përzgjidhet nga forumet”.

Ai ka nenvizuar se zgjedhja e kryetarit të shtetit nuk është sfidë individësh, por sfidë e klasës politike të vendit përballë interesave europiane të Shqipërisë.

 

© Panorama.al

Te lidhura