LSI shprehet kundër ndryshimeve kushtetuese

Aug 11, 2011 | 13:17

Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur kundër ndryshimeve Kushtetuese të artikuluara së fundi nga opozita. Sipas LSI-së, ndryshimet e mëparshme u bënë qëllimisht, dhe se gabimet e bëra qëllimisht nuk mund të falen.

Duke iu referuar, kreu socialist Edi Rama, i cili pak kohë më parë pranoi se ndërhyrja në Kushtetutë kishte qenë një veprim i gabuar, LSI shprehet se kjo nuk mund të kalohetduke kërkuar ndjesë.

Deklaratat u bënë nga sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama.

Lidhur me zërat për një bashkëpunim të mundshëm të saj me PS-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Rama tha se LSI nuk do të bashkëpunojë më PS-në dhe se do të vazhdojë të kontribuojë në qeveri.

Ndërsa situatës në të cilin janë vendosur ditët e fundit deputeti i saj, Vangjel Tavo dhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasilit, ai sqaroi se këto janë çështje personale të tyre.

Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka akuzuar së fundi ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili, se është përfshirë në afera korruptive me tendaret e ilaçeve.

© Panorama.al

Te lidhura