LSI, Rama: Reforma zgjedhore, e domosdoshme

Aug 14, 2011 | 12:59

TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama e cilësoi sot nevojën për reformë zgjedhore si të domosdoshme. Në një konferencë për shtyp nga selia e LSI-së, Rama bëri thirrje që punë për reformën zgjedhore të nisë sa më shpejt, te jetë gjithpërfshirëse dhe e bazuar në rekomandimet e ndërkombëtarëve

“Është një sfidë realizimi i reformës dhe nga kjo pikëpamje përballë kësaj sfide do të duket edhe vullneti real edhe gadishmëria që të gjithë së bashku mazhorancë dhe opozitë, edhe partitë e vogla të bëhen pjesë e këtij angazhimi dhe kontributi”- tha Rama

LSI vazhdoi më tej ai, ka bërë apel në mënyrë të vazhdueshme që palët të ulen, ka ndërmarrë hapa konkret dhe ka punuar për të patur një projekt apo një draft konkret, gjë që, sipas Ramës, shpreh vendosmërinë e angazhimin pozitiv për të realizuar reformën zgjedhore nga LSI.

Duke iu referuar liderit të opozitës, Edi Rama, ai theksoi se “bashkë me pushimet të shpresojmë që të ketë pushuar edhe në mendjen e politikave të mbrapshta, ideja e bojkotit”

Lidhur me debatin për presidentin e ri, Rama e quajti të pavend dhe të parakohshëm.

© Panorama.al

Te lidhura