LSI, nismë parlamentare për heqjen e imunitetit

Jul 5, 2012 | 18:01
Ylli Manjani

Zero imunitet për çdo të zgjedhur apo të emeruar politik dhe imunitet të kufizuar për gjykatësit. Ky është propozimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila nëpërmjet Sekretarit për Çështje Zgjedhore, Ylli Manjani tha se nepërmjet grupit kuvendor, do ti bashkohet ftesës publike për të futur në kalendarin e punimeve të parlamentit të këtij sesioni këtë çcështje, për ta zgjidhut atë përfundimisht.

“Zero imunitet për çdo të zgjedhur apo të emeruar politik. Askush që kryen detyrë përfaqësuese në politikë nuk ka pse të ketë më mbrojtje nga ndjekja penale madje edhe nga arrestimi. Kjo do të thotë se Prokuroria duhet të jetë e lire të hetojë e të arrestojë cilindo politikan për të cilin ekzistojnë të njëjtat arsye ligjore si për çdo qytetar të thjeshtë.

2. Gjykatësit e Republikës duhet të gëzojnë imunitet të kufizuar, aq sa për tu mbrojtjet nga shantazhi politik por jo për t’ju fshehur shkeljes së ligjit. Gjykatësi është një zyrtar i rëndësishëm për shtetitn dhe në kushtet e shtetit demokratik pavarësia e tij nga politika është kusht i panegociueshëm. Kjo nënkupton që Prokuroria nuk mund të ketë pengesa për ti hetuar gjykatësit, por jo ti shantazhoje. Pra gjykatësi mund të hetohet por jo të arrestohet pa lejen paraprake të këshillit të lartë të drejtësisë.”- janë dy propozimet konkrete të LSI-së.

Më tej në njoftimin e LSI-së, thuhet se kjo forcë politike është e gatshme të votojë abrogimin e neneve 73 dhe 103.3 të Kushtetutës, duke zeruar me efekt të menjehershëm imunitetin e deputetëve dhe anëtarëve të qeverisë.

LSI saktëson se është gjithashtu e gatshme që të rishkruajë paragrafët 1 dhe 3 të nenit 137 të Kushtetutës duke lejuar hetimin paraprak të gjykatësve sipas standarteve të ndjekjes penale, ndryshim i cili sipas LSI-së, kërkon edhe ndryshime në Kodin e Procedurës Penale për të definuar me mirë nocionin e ndjekjes penale dhe të veprimeve hetimore të lejueshme për gjykatësit sipas praktikës europiane.

Duke paralajmëruar se javën që vjen do të paraqesë propozime konkrete në Kuvend, LSI ka ftuar edhe të gjitha partitë politike që ti bashkohen këtij qëndrimi, sipas saj, të arsyeshëm dhe afatgjatë.

© Panorama.al

Te lidhura