LSI: Dialog për reformën zgjedhore, kusht për BE

Aug 20, 2011 | 16:51

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim duke vlerësuar domosdoshmëri kryerjen e reformës zgjedhore ka kërkuar sot angazhimin e gjithë forcave politike për të, në mënyrë të vecantë kontributin e opozitës.

Në një konferencë për shtyp nga selia e LSI-së, Edmond Haxhinasto, ministër i Jashtëm deklaroi se pjesëmarrja konstruktive vecanërisht e opozitës është treguesi më i mirë për angazhimin e cdo force për të realizuar standardet zgjedhore.

“Vlerësojmë se amendimet kushtetuese nuk kondicionojnë reformën zgjedhore, kjo do përbënte një alibi të re nga opozita për mosangazhim në procesin e dialogut politik”- tha ai.

Sipas Haxhinastos, reforma dhe bashkëpunimi politik për të janë element të rëndësishëm të vendimarrjes së BE-së për dhënien e statusit kandidat të vendit në vjeshtë të këtij viti. “Angazhimi i politikës është kontribut i saj për integrimin në BE”- tha ai.

I pyetur për amendimet në kushtetutë, Haxhinasto theksoi se ato nuk janë tabu. “LSI i qëndron vlerësimeve të mëparshme për amendimet, por vlerëson se amenedimet kushtetuese dhe reforma zgjedhore janë dy procese të ndryshme që nuk kushtëzojnë njëra-tjetrën”- përfunoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura