
TIRANE- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka perseritur thirrjen drejtuar forcave politike per te votuar heqjen e imunitetit ne nisjen e sesionit te ri parlamentar.
Sekretari i pergjithshem i LSI-se, Luan Rama gjate nje konference per mediat ka ftuar politiken te lere menjane retorikat boshe dhe te angazhohen ne emer te integrimit te vendit ne BE.
“Heqja e imunitetit mund të realizohet në Kuvend, aty mund të arrihet konsensusi. Ftoj deputetët e PS të vijnë në Kuvend dhe të votojmë heqjen e imunitetit. Të lëmë mënjanë inatet dhe interesat parciale dhe të përmbushim kushtet që kërkon BE. Heqja e imunitetit është kusht i qartë për marrjen e statusit të BE në tetor” tha Rama.
© Panorama.al











