
Kreu i PS shpjegon arsyet pse i shkroi kancelarit austriak: S’do lejojmë që Lotaria të kthehet në bixhoz.
“Do ta zmbrapsim rezultatin fiktiv të atij tenderi të kopsitur”
Kreu socialist, Edi Rama, publikoi dje në blogun e
tij editorialin e radhës, ku i kthehet sërish çështjes së Lotarisë Kombëtare. Rama ka shpjeguar edhe arsyet pse i dërgoi letër kancelarit austriak lidhur me këtë çështje. Kryesocialisti nënvizon se opozita nuk mund të pranojë që Lotaria Kombëtare të kthehet në një bixhoz, ku, siç thotë ai, shqiptarët të paguajnë ndërsa pushtetarët të fitojnë. Për këtë arsye, thekson Rama, “opozita nuk ka asnjë droje, përkundrazi, e ndiejmë për detyrë organike të shpallim publikisht qëllimin për të rishikuar nën dritën e Kushtetutës, ligjit dhe interesit publik, çdo shitje apo transferim të dyshimtë të pasurisë së publikut në duart e të privilegjuarve të pushtetit të sotëm”. Për Ramën, PS nuk ka asgjë me kompaninë austriake, por me organizatorët e tenderit të manipuluar, me qeverinë shqiptare, e cila kishte paracaktuar fituesin për interesa të disa individëve.
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).
© Panorama.al











