Për çdo lidhje apo flirt që është përfolur, Lorik Cana e ka mohuar. Edhe kur pala tjetër, gjithnjë e seksit femër, e ka pranuar. Vetëm për 3 muajt e fundit, 3 emra bukuroshesh janë lakuar për një marrëdhënie me futbollistin e famshëm, por sipas fjalëve të vetë Lorikut, asnjëra prej tyre nuk qëndron. “Kam kohë që nuk jam me askënd. Ka ndoshta 10 muaj dhe do të vazhdoj jetën time shumë qetë dhe mirë”, thotë ai për një të përditshme shqiptare. Është e njëjta përgjigje, ndoshta me një ndryshim të thjeshtë në radhitjen e fjalëve, që Lorik Cana ka deklaruar edhe në 2010-n. Po ashtu, edhe në 2009-n… Ky vit do të ishte periudha e fundit kur futbollisti ka pranuar një lidhje, siç ishte ajo me modelen kosovare, Zana Krasniqi. Por aq vonë e konfirmoi si histori dashurie, saqë çifti kishte kaluar tashmë në krizë dhe u nda. Nga ajo periudhë e deri më sot, Cana vijon të mohojë çdo lloj lidhje të përfolur, siç ishin këto muaj: anglezja e pasur Gemma Bertenshaw, këngëtarja Adelina Tahiri dhe modelja Arita Fejzullahu. Dhe, duke iu referuar deklaratës së tij që “ka 10 muaj pa askënd”, duket se Lorik Cana ose është futur në dietë seksi, ose… ka bërë atë zgjidhjen tjetër… Megjithatë, meqenëse ka 3 vjet që mohon çdo lloj lidhjeje, do të ishim kuriozë të mësonim se me kë ka qenë para 10 muajsh…











