Londër, pas trazirave romët i pushtojnë shtëpinë: Ke vdekur

Aug 18, 2011 | 11:40

Një police e emigracionit në Britani është kthyer pas një fundjave në shtëpinë e saj dhe ka gjetur brenda romë, të cilët e kishin transformuar dhe madje kishin veshur rrobat e saj. Julia High kur mbërriti në shtëpi, u qeras madje edhe me një gotë verë nga vera e saj. Romët deklaruan se e kishin marrë me qira pronën prej djalit të saj, sepse ajo kishte vdekur dhe i kishin paraqitur një tufë me dokumente false. Familja rome me pesë të rritur dhe tre fëmijë i kishte shkatërruar tapetet, boshatisur frigoriferin dhe i kishte hedhur gjërat e saj në disa qese të mëdha në kopështin e shtëpisë 270,000 paundësh. Ata kishin dëmtuar për tri ditë tubacionet e ujit në kuzhinë dhe banjë, ndërsa një kompjuter dhe kamerat dixhitale ishin zhdukur. High, e cila punon për agjencinë kufitare britanike, e kishte kaluar fundjavën te prindërit e saj dhe të hënën në mbrëmje ishte kthyer në shtëpi, në Leytonstone, Londra Lindore, në të cilën ajo kishte jetuar për 30 vjet. Ajo tha: ‘Gruaja erdhi te dera me rrobat e mia, ata ishin ulur rreth tavolinës sime të ngrënies, duke pirë verën me gotat e mia. Më thanë se unë kisha vdekur dhe im bir ua kishte dhënë shtëpinë me qira. Por unë jam gjallë, jam beqare dhe nuk kam djalë’. Ajo siguroi një urdhër gjykate dhe ditën tjetër romët u dëbuan nga shtëpia e saj. Por asaj i duhet të qëndrojë për shumë kohë nëpër miqtë e saj, derisa shtëpia të riparohet. Një ditë më parë, gazetarët e “Daily Mail” e gjetën familjen në një shtëpi tjetër me katër dhoma të blerë nga një mjek në mars, por ai kishte vonuar hyrjen, pasi po bënte riparime.

© Panorama.al

Te lidhura