“Londër 2012”, eleminohet Majlinda Kelmendi

Jul 29, 2012 | 12:51

Majlinda Kelmendi, kosovarja qe garon ne disiplinen e xhudos kosovare dhe në Olimpiadë përfaqëson Shqipërinë u eliminua në 1/8 e finales, nga konkurrentja prej Mauritanisë.

Me kete eleminim u shuan shpresat e vendit tone per nje medalje. Ajo me here mundi në rrethin e parë finlandezen, Jana Sundberg duke u kualifikuar kështu në 1/8 e finales.

Kelmendi merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, të cilat po zhvillohen në Londër.

Me gjithë përpjekjet për të mbrojtur flamurin kosovar në këto lojëra, kjo nuk u realizua për shkak rë refuzimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që Kosova të marrë pjesë si shtet në Olimpiadë.

Komiteti nuk ka pranuar as që Kelmendi të përfaqësohet me flamur neutral olimpik.

© Panorama.al

Te lidhura