Kryeministri Sali Berisha eshte nisur sot në Londër, ku do të ndjekë ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike 2012, në të cilat Shqipëria përfaqësohet me një ekip, i cili do të garojë në 5 disiplina sportive.
Sipas Kryeministrise, në këtë vizitë Berisha shoqërohet edhe nga Ministri i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, zoti Aldo Bumcci.
Para fillimit të perfaqesimit te vendit tone, Berisha do të përshëndesë sportistët shqiptarë të ekipit olimpik, në një pritje të organizuar në ambasadën e Shqipërisë në Londër.
“Berisha dhe bashkëshortja do të marrin pjesë në pritjen që Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II do të japë në Buckingham Palace, për nder të liderëve botërore, që do të ndjekin ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olipmike Londër 2012”- thuhet ne njoftimin e kryeministrise.
© Panorama.al











