Londër, arrestohen 6 të dyshuarit për terrorizëm

Jul 5, 2012 | 10:45

LONDER- Policia britanike arrestoi gjashtë persona lidhur me dyshimet për terrorizëm.

Policia tha se pesë meshkujt dhe një femër u vune ne pranga nën dyshimet për urdhërimin, përgatitjen dhe nxitjen e akteve terroriste.

Të arrestuarit i takojnë grupmoshës 18-30 vjec dhe ndalimi i tyre u be në pjesën perëndimore dhe jugore të Londrës.

Policia theksoi se arrestimet nuk kanë të bëjnë me Lojërat e ardhshme Olimpike.

© Panorama.al

Te lidhura