Ndërsa personalitete të fushave të ndryshme të artit dhe sportit bëheshin gati për të parakaluar me pishtarin olimpik në disa nga rrugët e Londrës, një nga policët i cili kryente detyrën në një prej rrugëve të itinerarit, i rrethuar nga qindra njerëz që prisnin parakalimin, ka vendosur t’i zbavitë ata duke kërcyer. Shërbimi duke mbajtur lart shpirtin e lojërave olimpike ishte një nga pikat e kontratës së tyre dhe ky polic vendosi ta zbatojë në këtë mënyrë. Spektatorët që e shijuan performancën, nxorën kamerat e tyre dhe filmonin duke qeshur policin kërcimtar, i cili dukej sikur ishte mësuar me të qenët në qendër të vëmendjes. Ai kërceu duke e shijuar shumë vetë, por duke kënaqur edhe njerëzit përqark, mbase më shumë sesa marshi i atletëve apo këngëtarëve me pishtarin olimpik. Kjo ishte dita e 64-t e pritjes së flakës olimpike nga publiku, të cilën Londra e ka organizuar në mënyra të ndryshme për personalitete të ndryshme.











