Dy në tre fëmijë të sapolindur në Londër kanë njërin prej prindërve të huaj. Këto statistika kanë bërë që mediat britanike të ngrejnë pyetjen; A po del emigracioni jashtë kontrollit?
Në disa zona më shumë se katër në pesë të sapolindur kanë nënën ose babain të lindur jashtë shtetit.
Sa i përket të dhënave kombëtare, një në katër foshnje ka një prind të lindur jashtë Britanisë së Madhe, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave.
Ish-Ministri i Punës Frank Field, i cili i përket grupit të emigracionit të ekuilibruar, thotë se ka nevojë për venien e dy pengesave për emigrantët.
“Një për të vendosur nëse ata mund të vijnë këtu për punë dhe e dyta për të vendosur nëse ata mund të rrinë këtu, të marrin shtetësinë dhe të krijojnë një familje.”
Statistikat tregojnë se 64.7 për qind e të sapolindurve në Londër në vitin 2010 – kishin të paktën një prind të huaj.
Shifra ishte më e lartë në Newham me 84.1 %, Brent 81,9 % dhe Westminster 81.2%.
© Panorama.al











