TIRANE- Grupi i punës ngritur ne Bashkinë e Tiranës për shqyrtimin e mundësisë së grupimit në një zonë të vetme të lojërave të fatit ka propozuar 4 zona si me te pershtatshme.
Zonat ne fjale jane Bregu i Lumit, Yzberishti, Uzina e Autotraktorëve dhe Tufina.
Pasi te caktohet se cila zone do te jete me e pershtatshmja per te grupuar kete aktivitet, do t’i propozohet Këshillit Bashkiak, vendosjen e një tarife të veçantë, e cila mund të arrijë në 50% të xhiros për lojërat e fatit.
Grupi i punes kryesohet nga kreu i bashkise, Lulzim Basha. Aktualisht, në Bashkinë e Tiranës ushtrojnë aktivitet 56 njësi qendrore, kazino elektronike dhe baste sportive, të cilat kanë 1012 salla lojërash.
© Panorama.al











