Makinat e vogla të bixhozit s’raportohen dhe nuk mblidhen të ardhurat.
Evazioni në të ardhurat e lojërave të fatit që janë të regjistruara në Njësinë e Mbikëqyrjes, është vetëm një pjesë e miliona lekëve që humbet buxheti i shtetit.
Rritja e numrit të kazionove të regjistruara dhe fshehja e makinave elektronike, apo ruletave e tavolinave të tjera, nuk po i përgjigjet rritjes së parave që duhet t’u rikthehen qytetarëve. Këtë fakt gazeta e ka botuar prej disa ditësh në faqet e saj. Por një tjetër fenomen pranohet nën zë nga administrata e kreut të NJMLF. Sipas të dhënave që raportohen përditë në zyrat e Besnik Çobajt, ka me qindra makina të tjera elektronike të cilat punojnë të paregjistruara, kolauduara apo certifikuara nga institucioni i tij. Bëhet fjalë për automate apo makina të vogla elektronike, të cilat shërbejnë njësoj si makinat e mëdha elektronike për të luajtur bixhoz. Sipas vëzhgimit të administratës së NJMLF, në të gjithë vendin qarkullojnë rreth 2000 makina të tilla. Është detyrë e NJMLF gjetja dhe taksimi i këtyre makinave. Kjo pasi shumica dërrmuese e tyre janë të vendosura nga pikat e basteve ku inspektorët e kësaj njësie kontrollojnë aktivitetin, matin sasinë e biletave të prera dhe saktësojnë tarifën që duhet të paguajnë çdo muaj. Është e pamundur që inspektorët të mos shikojnë që në këto ambiente ka të tilla makina dhe që këto makina janë pa leje. Shumëkush që shkon në këto ambiente, pra që plotëson skedina për ndeshjet e futbollit, i ka parë këto makina elektronike. Sipas ligjit, nuk lejohet vendosja e një makine të tillë. Ligji parashikon që lojërat elektronike të fatit vendosen vetëm në salla të parashikuara dhe të certifikuara. Një sallë e tillë që të licencohet, duhet që minimalisht të ketë 10 makina të tilla. Nga ana tjetër, një makinë e tillë duhet të paguajë detyrime që shkojnë nga 100 mijë lekë në muaj në qytetet e kategorisë së parë, deri në 40 mijë në qytetet e kategorisë së tretë. Pra, vendosja e këtyre makinave është e jashtëligjshme. Kuptohet që NJMLF e ka të vështirë ose të pamundur të gjejë këto makina bixhozi kur janë të vendosura në salla bilardosh apo klube e kafene.

Por shumica dërrmuese e tyre janë të vendosura në sallat e basteve sportive, ku njësia e Çobajt e ka për detyrë të hyjë, të kontrollojë e rrjedhimisht, edhe të shikojë këtë abuzim. Me një llogari të thjeshtë, sikur të besojmë se nuk janë 2000, por vetëm 1000 mijë makina të tilla, dhe të vendosura në qytetet e kategorisë së tretë, atëherë buxheti humb rreth 60 milionë lekë, ku njësia e Çobajt e ka për detyrë të hyjë, të kontrollojë dhe rrjedhimisht edhe të shikojë këtë abuzim. Me një llogari të thjeshtë, sikur të besojmë se nuk janë 2000, por vetëm 1000 mijë makina të tilla, dhe të vendosura në qytetet e kategorisë së tretë, atëherë buxheti humb rreth 60 milionë lekë çdo muaj.
NERTILA MAHO
© Panorama.al











