Trajneri i ekipit kombëtar shpresa (U-21), Skënder Gega, ka shpallur listën e skuadrës, e cila do marrë pjesë në turneun e Austrisë në takimet miqësore me moshataret nga Ukraina dhe Maqedonia. Bie në sy rikthimi në skuadër i talentit të Barit, Fatmir Hysenbelliu, si dhe grumbullimi i sulmuesit të ri të Vllaznisë, Sindri Guri. Trajneri Gega po mundohet të krijojë një skuadër sa më kompetitive, duke u fokusuar më shumë te elementi i jashtëm (lojtarë që aktivizohen në kampionate të ndryshme të Europës). Ja edhe lista e plotë e Kombëtares U-21. Stivi Frashëri (Bylis), Leotrim Gashi (Okser, Francë), Xhino Sejdo (Tirana), Agonit Sallaj (Biel-Ben, Zvicër), Alfred Deliallisi (Teuta), Albi Dosti (Teuta), Edon Hasani (Vllaznia), Bekim Bala (Tirana), Fabio Hoxha (Varese, Itali), Mërgim Bajraktari (FC Tun, Zvicër), Bruno Dita (Dinamo), Dhimtri Strakosha (Lacio, Itali), Elvis Prençi (Kukësi), Arbnor Fejzullahu (Besa), Antonio Marku (Dinamo), Shpend Matoshi (FC Kiaso), Gjelbrim Tahipi (Shkëndija), Fatmir Hysenbelliu (Bari), Ariel Shtini (Dinamo), Gers Delia (Zejtun Korinthias), Idriz Batha (Partizani), Sindri Guri (Vllaznia), Kristo Merko (Ksanthi, Greqi).











