Tabela e përfituesve për 12 qarqet e vendit. Miratohet vendimi edhe për 391 pronarët që kompensohen për tokat e zëna.

Qytetarët të paraqiten për dokumentat, Kollozi: Procesi mbyllet në 2013.
Zbardhet vendimi i qeverisë për 3165 ndërtime pa leje.
Qeveria miratoi dje një sërë vendimesh që u jep të drejtën e legalizimit të objekteve informale 4000 familjeve. Numri i pasurive që përfitojnë nga kjo e drejtë është 3165 pasuri. Nga ana e Agjencia e Legalizimeve, përmes një njoftimi për shtyp ditën e djeshme, u bë më dije se këto pasuri u përkasin 12 qarqeve në vend dhe se qytetarët duhet të paraqiten pranë drejtorive rajonale të ALUIZNI-t për të vijuar me procedurat.
“Ju njoftojmë se për të siguruar ritmet e përshpejtuara, me qëllim përmbylljen e procesit brenda vitit 2013, do të ketë intensifikim dhe natyrisht transparencë dhe publikim të procedurës së kalimit të pronësisë dhe kompensimit të ish-pronarëve. Kemi hyrë në muajin gusht dhe shfrytëzojmë rastin për të ftuar të gjithë ndërtuesit informalë, dhe kryesisht emigrantët, të japin kontributin e tyre për të mos penguar procesin, duke i garantuar se edhe gjatë këtij muaji e gjithë administrata e ALUIZNI-t në qarqe do të jetë e gatshme të përballojë në kohë të gjithë këtë ritëm të shtuar”, shprehet drejtori i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi, lidhur me procesin. Më herët Agjencia e Legalizimeve ka informuar se do të punojë për përfundimin e procesit brenda afatit dhe lidhur me këtë ka rritur edhe numrin e zyrave për disa rajone.
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).
© Panorama.al











