Lista e ILDKP: Emrat e zyrtarëve me 2.9 milionë USD dhurata

Sep 2, 2012 | 10:10

Gjate hedhjes se shortit per deklarimin e pasurive ne ILDKP

Deputetë, zv.ministra, gjyqtarë, prokurorë e nëpunës të administratës deklarojnë nga 500 mijë deri në 24 milionë lekë dhuarata.

Kreu i Eksportit të Armëve, 19 milionë lekë.

I pari në listën e ILDKP zv.ministri i Mjedisit, Meneri me 24 milionë lekë.

Kreu i ILDKP: Janë para, zyra e shtëpi banimi.

Llalla: Dhuratat, fshehje pasurie nga ana e zyrtarëve.

Zbulohet lista e zyrtarëve, të cilët kanë deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhuratat e përfituara gjatë periudhës që kanë ushtruar funksione publike. Gazeta “Panorama” publikon sot listën me 105 emra të zyrtarëve, të cilët gjatë tri viteve të fundit kanë deklaruar pranë ILDKP-së, përpos pasurisë, edhe disa të ardhura të tjera, por të fituara në formën e dhuratave. Pas një përpunimi të çmimit të dhuratave të deklaruara nga vetë zyrtarët pranë ILDKP- së, “Panorama” publikon dhe totalin e vlerës monetare të përfituar nga zyrtarët gjatë tri viteve të fundit. Nga totali i të ardhurave të mbledhura nga lista e zyrtarëve rezulton se gjyqtarë, prokurorë, drejtuesit e institucioneve të rëndësishme, deputetë, apo dhe punonjës të administratës, kanë përfituar në formë dhuratash rreth 290 milionë lekë, ose 2.9 milionë dollarë. Në listën e zyrtarëve është ruajtur konfidencialitet për emrat të cilët kanë mundësuar dhuratat.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura