Për 391 ish-pronarë është vendosur kompensimi i tokës sipas ligjit në fuqi. Qeveria, përmes një vendimi të miratuar dje, përcaktoi se tokat që do të kompensohen shtrihen në pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në qarqet e Tiranës, Durrësit, Dibrës, Vlorës dhe Elbasanit. Në dispozicion të tyre është vendosur një fond prej 308 milionë lekësh. “Pronarët e pasurive të paluajtshme, për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale, të shpërblehen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në listën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen 34 001.9 (tridhjetë e katër mijë e një pikë nëntë) m² tokë truall, me vlerë të përgjithshme 307 395 710, 4 (treqind e shtatë milionë e treqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e dhjetë presje katër) lekë”, thuhet në vendim. I gjithë fondi i vënë në dispozicion për këtë kategori dhe listë ish-pronarësh do të merret nga AKKP-ja dhe është krijuar si efekt i legalizimeve të bëra nga Agjencia e Legalizimeve.
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).











